Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së tij në punimet e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë u shpreh se Plani i Rritjes është ambicioz.
Në Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, Varlehyi potencon se procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm me kapitujt.
Sipas tij, procesi ka të bëjë me integrimin e ekonomive dhe shoqëritë të rajonit në BE.
Sipas Varhelyi, në mënyrë që të ecet përpara, një gjë duhet ta bëj edhe rajoni dhe të arrihen rezultate në reforma të cilat do ta bënin funksional planin.
“Ky proces integrimi do të thotë se ekonomia e Ballkanit Perëndimor dhe shoqëritë të integrohen në Bashkimin Evropian që do të thotë në vetvete gjithashtu që edhe Bashkimi Evropian duhet që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen shtete anëtare të BE-së. Kjo është ideja që kemi ne dhe që sjellim me këtë plan të rritjes, në fakt si plan është plan ambicioz, por ne kemi gjysmën e kohës në dispozicion për ta vënë atë në zbatim, ai do të vazhdonte deri në 2027-tën, por mendoj që ne kemi besim të plotë tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që ju do të mund të arrini t’i merrni përfitimet e këtij plani, të mirat që sjell ky plan, i cili ka mundësi që të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në 10 vitet e ardhshme.,” tha Varhelyi.
Ai gjithashtu u bëri thirrje partnerëve që përveç 30 miliardë eurove të ndara, rajonit t’i ndahen edhe 6 miliardë euro të tjera në mënyrë që të arrihet niveli i fondeve strukturore i Bashkimit Evropian për shtetet anëtare.
Varhelyi theksoi se institucionet financiare si BERZH dhe FMN duhet ta përshpejtojnë punën e tyre të cilat sipas tij do të ndihmonin në rritjen ekonomike të rajonit.
“Dëshira që dëshiroj të shpreh këtu përpara jush, sot është një dëshirë që e shpreh për partnerët tanë të institucioneve financiare që përveç 30 miliardë eurove ne kërkojmë që ju të na jepni edhe një 6 miliardë tjetër euro që e sjell në fakt të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore të Bashkimit Evropian për shtete anëtare, pra 19 për qind e atyre që do të ofrohen në rajon do të merren deri në vitin 2027”, tha ai në fjalën e tij./kp