E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman është emëruar e dërguar e posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës, përcjell KosovaPost.
Kështu ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani në platformën X.
“Ajo i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë. Në rolin e saj të ri, ajo do të vazhdojë kërkimin për drejtësi dhe do të përforcojë zërat e të mbijetuarve përreth globit”, ka shkruar Osmani.