Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, nuk ka marrë pjesë në seancën e së martës.
I pyetur nga Klan Kosova për arsyen e mungesës, ai tha ta ketë paralajmëruar këtë qysh në atë të kaluarën, dhe se e sheh të paarsyeshme mbledhjen pa pasur një marrëveshje politike që do të siguronte daljen nga bllokada e krijuar.
Berisha u deklarua se deri në seancën e ardhshme do të shoh nëse gjërat do të lëvizin në atë drejtim, derisa tha se ky veprim nuk ka të bëjë me bojkot, dhe se interesi i tij është që të përfundohen procedurat.


























