Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin për tatimin në pronë, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati thotë me këtë vendim dëshmon që akuzat ndaj qeverisë për këtë temë ishin të pabaza.
“Të gjitha kritikat e akuzat ndaj Qeverisë për këtë temë kanë qenë të pabaza, dhe kjo gjë edhe u dëshmua tani.”, u shpreh ai.
Sipas tij, qytetarët e kanë kuptuar se
“Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se opozita synim të vetëm e ka bllokimin e shtetit, qoftë edhe në kurriz të qytetarëve. Qytetarët do ta mbajnë mend këtë.”, përfundoi ai.