Ministri i ri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu pas takimit me homologun nga Kosova, Ejup Maqedoncin, foli para shtypit.
Ai u shpreh se si në takim me kryeministrin Albin Kurti, ashtu edhe me Maqedonci u diskutua për sigurinë në rajon, fuqizimin e ushtrisë së Kosovës si dhe bashkëpunimi i mëtejmë i dy vendeve, njofton Klankosova.tv.
Është privilegj të jem këtu, patëm mundësi të shkëmbejmë përpjekjet e përbashkëta për emergjencat Rritja e kapaciteteve, kemi në dispozicion të gjitha instrumentet e institucionet tona, që FSK-ja të ketë të gjitha për trajnimet e nevojshme”, tha Vengu.
“Po ashtu diskutuam për çmontimin e zonave të rrezikuara, që të gjithë të jenë të sigurt. Edhe për bashkimin e forcave dhe synojmë të krijomë grupe të bashkuara. E sigurisë në rajon, të gjitha kërcënimet që ka Kosova, KFOR-i është instrument për siguri”.
Ndër të tjera, ministri tha se Shqipëria e ndjen si privilegj ta ndihmojë Kosovën që të kthehet në aktor që kontribuon në siguri kolektive.
“Shqipëria ka një kontribut të veçantë, dhe e kemi privilegj që Kosova me gjithë përpjekjet e saj të kthehet në aktor që kontribuon në siguri kolektive”, tha Vengu.