Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kjo parti me këtë rast ka paraqitur vizionin e saj për një Prishtinë më të mirë me në krye Hajrulla Çekun.
Mandatari për formimin e qeverisë së re, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se kryeqyteti ka nevojë për një kryetar me vizion.
“Neve na duhet një qytet që funksionon, prandaj Hajra jonë është hairi juaj qytetarë të dashur të Prishtinës. Hajrullah Çeku, i cili është profesionist i shquar, kushdo që ka shkuar ka shkëlqyer, dhe tash është koha është koha që ministrin e Kulturës ta bëjmë kryetar të kryeqytetit. E për të funksionuar Prishtina duhet të krijohet zona metropolitane. Komunat fqinje të Prishtinës duhet të lidhen me kryeqytetin, sepse në të gjitha anët e saj, Prishtina i ka fytet e ngushtë që po e ngulfasin dhe e vetmja zgjidhje është që të kuptohet që Komuna e Prishtinës duhet të integrohet me komunat fqinje dhe të ketë një zonë metropolitane, mundësia e garancia për këtë është i njëjti njeri, kryetari i ardhshëm i Komunës së Prishtinë, Hajrulla Çeku…”, tha Kurti./kp


























