Një tjetër tifoz shqiptar ka hyrë në fushën kur po luhej ndeshja Shqipëri-Kroaci. Tifozi mbante në dorë flamurin e Dardanisë.
Tifozi shqiptar nuk është filmuar nga kamerat, pasi rregullorja sportive e ndalon transmetimin e sjelljeve të tilla me qëllim mosinkurajimin e tyre.
Kujtojmë se një tifoz kuqezi hyri në fushë edhe gjatë ndeshjes me Italinë. Pas kësaj UEFA e gjobiti FSHF-në me gati 40 mijë eurë gjobë.
Sipas deklaratës nga Federata Shqiptare e Futbollit, ajo është gjobitur me 37,375 euro nga UEFA për incidentet e ndodhura në fushë. Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive për ekipin tonë kombëtar si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës./dritare.net