Me një ceremoni solemne është vënë gurthemeli i xhamisë re në Lagjen e Spitalit në qytetin e Gjilanit, shkruan KosovaPost.
“Me ndërtmin e kësaj xhamie, e cila pritet të jetë më e madhja në Gjilan, do të plotësohen kërkesat e shumë banorëve për ndërtmin e një xhamie në këtë pjesë”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, tha se ndërtimi i kësaj xhamie do të mundesojë adhurimin e Krijuesit dhe në vecanti do të sherbejë në edukimin e brezave të rinj në frymën islame e kombëtare.
Ndërkaq kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu, tha se kjo xhami do të shërbejë për gjithë qytetarët e Gjilanit, dhe si e tillë do të jetë qendër e bashkimit dhe e unitetit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u shpreh i gëzuar me këtë projekt, duke potencuar se kjo xhami, përveçse që do ta zbukurojë Gjilanin, kjo do të ndikojë në edukimin e brezave të rinj.
Ndërtimi i një xhamie në këtë pjesë ishte kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj pjese, por që do të mundësohet falë donatorëve.