Vinicius Junior, është shpallur futbollisti më i mirë në botë nga FIFA, për vitin 2024.
Çmimi “The Best” vjen pas zhgënjimit të brazilianit në sfidën e “Topit të artë”.
Edhe pse shihej si favorit, këtë çmim e mori Rodri i Manchester Cityt.
24-vjeçari pati një sezon mahnitës në 2023/24, duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe UEFA Champions League.
Pas kësaj, ai fitoi edhe trofeun e Superkupës.
Të nominuar për këtë mega çmim ishin edhe Dani Carvajal, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Federico Valverde, së bashku me Toni Kroos, Lionel Messi, Rodri dhe Erling Haaland për çmimin prestigjioz.