Agresioni rus në Ukrainë e zhyti Europën në luftën më të madhe tokësore që prej Luftës së Dytë Botërore, duke ndezur një konflikt që ka vrarë me mijëra, ka shpërngulur miliona, ka kthyer në pluhur qytete ukrainase dhe gjunjëzuar ekonominë globale.
Pavarësisht paralajmërimeve nga inteligjenca amerikane para 24 shkurtit, shumë në Europë dhe Ukrainë nuk e besuan se lufta do të ndodhte.
Megjithatë, i zemëruar nga ai që e konsideronte si orientim i pabesë i Ukrainës drejt perëndimit, 70-vjeçari Putin urdhëroi nisjen e ‘operacionit special” . Qëllimi ishte çrrënjosja e ndikimit eksesiv dhe të rrezikshëm të perëndimit, për të shpejtuar atë që e shihte si zhvendosje e pashmangshme në një botë shumë polare…
Forcat ruse lëshuan raketa në disa qytete ukrainase dhe zbarkuan trupat përgjatë bregdetit jugor më 24 shkurt, pasi presidenti rus Vladimir Putin, autorizoi atë që e quajti operacion special ushtarak në lindje të vendit…