Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin që mbulon shpenzimet për proteza edhe për të gjithë invalidët civil të luftës.
Lajmin e bëri të ditur vetë ai në një postim në Facebook, shkruan KosovaPost.
“Pas vendimit për mbulimin e kostove për proteza për veteranët e UÇK-së, sot kam nënshkruar vendimin që mbulon shpenzimet për proteza edhe për të gjithë invalidët civil të luftës.”, ka shkruar ai.