Rama viziton dy familje strehuese në Prishtinë: Çdo fëmijë meriton një shtëpi të ngrohtë, një dorë që i mbron dhe i ledhaton
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar dy familje strehuese në kryeqytet.
Rama thotë se “çdo fëmijë meriton një shtëpi të ngrohtë, një dorë që i mbron dhe i ledhaton”.
“Në mungesë të familjes biologjike, për rrethana e shkaktarë të ndryshëm, këtë ngrohtësi e ofrojnë familjet strehuese. Sot, Kryetari Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën për Mirëqenie Sociale Adelina Sahiti, takuan dy familjet strehuese të kryeqytetit dhe të atyre jashtë Prishtinës që kujdesën për fëmijë tanë”, ka pohuar Rama.
Tutje, shkruan Rama se “ata shprehën mirënjohje të thellë për humanitetin e tyre dhe me vëmendje dëgjuan se cilat janë sfidat e tyre të përditshme”.
“Si Kryeqytet jemi të përkushtuar për ta fuqizuar dhe më tej këtë formë të mbrojtjes sociale. Faleminderit partnerit tonë Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP për punën e palodhshme ndër vite. Bashkë për fëmijët tanë”.