Sot, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, vizitoi komunën e Gjakovës në kuadër të vizitave të tij kontaktues në disa komuna anembanë Kosovës.
Takimet i filloi me kryetarin Ardian Gjini për të diskutuar rreth çështjeve të qeverisjes lokale, planeve zhvillimore ekonomike dhe nismave për mbështetje të komunitetit.
Ambasadori Szunyog e uroi kryetarin Gjini për marrjen e çmimit “Kryetari më miqësor me komunitetin rom” për vitin 2022, duke vlerësuar përpjekjet e komunës për nxitjen e gjithëpërfshirëse dhe për përkrahjen e komuniteteve jo-shumicë.
Ai vlerësoi gjithashtu përkushtimin e kryetarit Gjini për barazinë gjinore, siç u pa përmes përfshirjes së stafit komunal në projektin e Instrumentit për Barazi Gjinore të financuar nga BE-ja dhe të zbatuar nga UN Women.
Veç kësaj, ai shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të komunës ndaj strehimores “Shtëpia e Sigurt”, e cila luan një rol vendimtar në ndihmën ndaj viktimave të dhunës në familje.
Gjatë vizitës së tij në Gjakovë, ambasadori Szunyog vizitoi disa projekte të mbështetura nga BE-ja, duke përfshirë zgjerimin dhe rinovimin e ndërtesës komunale. Ky projekt, i mbështetur me 2.5 milionë euro nga fondet e BE-së, synon të modernizojë hapësirat e zyrave për ofrim më të mirë të shërbimeve komunale.
Duke reflektuar mbi vizitën e tij, ambasadori Szunyog deklaroise vizita e sotme nënvizon përkushtimin e BE-së për përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe kohezionit të komunitetit në Kosovë. “Nismat e BE-së i fuqizojnë komunitetet dhe nxisin zhvillimin e qëndrueshëm. Si donatori më i madh i Kosovës, BE-ja mbetet e palëkundur në forcimin e partneritetit tonë dhe avancimin e prosperitetit për të gjithë”, tha ai.