Policia e Kosovës ka raportuar për vjedhjen e një trafoje të energjisë elektrike dhe naftës në disa automjete në Fushë Kosovë.
Më konkretisht rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë.
“Është raportuar se është vjedhur trafoja e energjisë elektrike që ka qenë e vendosur në shtyllë, po ashtu edhe nga rezervuari i kamionit dhe makineritë tjera mungon naftë”, thuhet në raportin 24-orësh.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.


























