Dushan Vlahoviq, i zëvendësuar nga Thiago Motta në minutën e 85-të të ndeshjes mes Monza dhe Juventus, pati një reagim të furishëm.
Pas thirrjes për t’u zëvendësuar nga Mbangula, sulmuesi serb u ul në pankinë dhe, dukshëm i nervozuar, hodhi palestrinat në tokë.
Natyrshëm lind pyetja: Cili ishte shkaku i zemërimit të Vlahoviq? A ishte i pakënaqur me performancën e tij në fushë, apo ishte i irrituar me trajnerin që e zëvendësoi?
Sipas përshkrimit të “Sky”, sulmuesi i Juventusit ishte kaq shumë i nervozuar sepse, para zëvendësimit, ai mendonte se kishte pasur një faull ndaj tij në zonën e penalltisë, për të cilin gjyqtari Massa nuk ndërhyri.
Kuptohet, edhe zëvendësimi nuk duhet t’i ketë pëlqyer, edhe pse kishin mbetur vetëm 5 minuta lojë nga fundi i kohës së rregullt të ndeshjes.