U votua edhe Ligji për çmimet e produkteve medicinale.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar deputetët që siç u shpreh ai, me përkushtim të jashtëzakonshëm punuan që ky ligj të bëhet sot realitet.
Vitia është shprehur se me këtë ligj nisë një epokë e re për ta mbrojtur secilin nga abuzimet me çmimet e barnave.


























