Tre persona janë arrestuar nga policia në Gjakovë.
Ata dyshohen për “Vrasje në tentativë” që raportohet të ketë ndodhur më 14 prill rreth orës 20:19.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Gjakovë/14.04.2024-20:19. Lidhur me rastin, me 18.04.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe janë konfiskuar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.