Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar t’i fryjë rreziqeve imagjinare për “spastrim etnik të serbëve” nëpër rajon duke folur “Olujën” kroate dhe serbët e Knin-it, ngjarje për të cilën është shprehur se “nuk do ta lejojmë të ndodh kurrë më”.
“Kurrë më s’do të lejojmë spastrim etnik ndaj popullit tonë ose drejtuar kundër popullit tonë, kudo dhe nga kushdo. Ato kolona nga ku shumë prej erdhët në Serbi nuk duhet të ndodhin kurrë më, pavarësisht se çfarë bëjnë disa kundër vendit tonë”.


























