Aleksandër Vulin, ish-shefi i shërbimit sekret serb, thotë se është gati te paguaj çmimin e sanksioneve për te realizuar atë që e ai e konsideron si Bota Serbe ose Serbia e Madhe.
Në një interistë për mediat ai thotë se për serbët është më i rëndësishëm bashkimi i tyre, sesa sanksionet. Masat ndëshkimore ndaj Serbisë ai i ka cilësuar si një çmim që duhet paguar për të realizuar qëllime më të larta kombëtare.
Vulin është shprehur se në këto vite po realizohet ëndërra e një gjenerate, që ka synim bashkimin e popullit serb, duke nënkuptuar bashkimin mes Serbisë dhe Republikës Serpska.
Sipas tij, bashkimi i serbëve në rajon ka nisur dhe pavarësisht qëndrimeve të Perëndimit nuk do të ndalet.
Ish-shefi i shërbimit sekret u largua nga detyra pasi Departamenti Amerikan i shtetit e sanksionoi atë për korrupsion dhe krijimin e tensioneve në Ballkan.
Vulin cilësohet si një politikan më mbështetje të fortë nga Moska në Beograd. Ai ka marrë disa dekorata nga Kremlini dhe pas sanksioneve amerikane u zgjodh senator në republikën Serbska.