Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, në kuadër të kampanjës zgjedhore në Serbi ka lartësuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për “mosnjohjen e Kosovës” teksa ka goditur kundërshtarët e këtij të fundit, se “po të mos ishte për Vuçiqin, njohja e Ksoovës do të vinte jo duke u zvarritur por kërcyeshëm”.
“Ata që sulmojnë Vuçiqin se do ta njohë Kosovën, që s’e ka njohur qe 12 vite, dhe që do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, që s’e ka bërë qe 2 vite, do ta njihnin Kosovën dhe do të vendosnin sanksione ndaj Rusisë pa menduar dy herë”, ka thënë ai për “Novosti”-n.
Duke folur për opozitëm “pro-evropiane” që garojnë më 17 dhjetor në zgjedhjet parlamentare, Vulin thotë se “kjo listë zgjedhore e opozitës pro-NATO u formua pas presionit të madh të ambasadave të ShBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe”.