Vullnetarët shqiptar nga Kosova po tregojnë solidaritetin e tyre me qytetarët turk të goditur nga tërmeti në zonën e Kahramanmarashit dhe Hatayit, njofton Kosova Post.
Mediat turke shkruajnë se Organizata “Kujdesi për Jetimët e Kosovës” iu përgjigj që në momentin e parë thirrjes së autoriteteve për të ofruar ndihmë për të prekurit e tërmetit.
Në të njëjtën kohë, një ekip i Organizatës dy ditë pas tërmetit me magnitudë 7.6 kanë kaluar në zonën e Kahramanmarashit dhe Hatayit.
Vullnetarët nga Kosova së bashku me IHH-në me në një kuzhinë mobile kanë marrë iniciativë për të përgatitur ushqim për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës.
Faza e shpëtimit të njerëzve të mbetur nën rrënoja “është drejt fundit” dhe tani pritet që përpjekjet të përqendrohen në ofrimin e strehimit dhe ushqimit për të mbijetuarit, tha shefi i Organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, Fadil Pushkolli, gjatë vizitës në Adiyaman të Turqisë, më 15 shkurt.
Nga goditja e fortë e javës së kaluar humbën jetën mbi 37 mijë persona në Turqi dhe mijëra të tjerë u plagosën, ndërsa lëkundjet vijojnë akoma në zonë, por me magnitudë të vogël./KosovaPost/