Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua sot me Manuel Saracinin, përfaqësuesin special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Në takim, u rikonfirmua mbështetja e fortë e Gjermanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe u përshëndet vendimi i Kuvendit për hyrjen në procesin e negocimit.
Kryeministri Xhaferi shprehu falënderimin për përkushtimin personal të Saracinit dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. U theksua se kjo mbështetje është jetësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.