Në futboll, kemi parë shumë gjëra. Por, nuk duam të bëjmë historinë”.
“Duhet ta mposhtësh Zvicrën 6-0 fillimisht. Nëse ata (Kosova) e menaxhojnë, atëherë është faji ynë”, deklaroi ai, raporton gazeta e madhe “Blick.ch”.
Xhaka ndër të tjera edhe ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të në fanellën helvetike.
“Më shumë gjasë është Kupa e Botës e fundit, edhe e disa lojtarëve të tjerë gjithashtu. Edhe nëse është, ka të bëjë vetëm që t’i shtyjmë lojtarët e rinj nga jashtë me eksperiencën time”.
Gjatë ndeshjes Zvicër – Suedi ishte një rast i diskutueshëm, ku lojtarët suedezë u zemëruan me gjyqtarin shkaku i penalltisë së akorduar.
“Suedia e bëri një gabim serioz. Ndonjëherë është më mirë të fokusohesh në atë se çfarë të bësh më mirë ti, se të ankohesh për gjyqtarët”, ishte përgjigja e mesfushorit shqiptar.
Xhaka tani do të udhëtojë së bashku me ekipin e Zvicrës për në Prishtinë, ku të martën do ta zhvillojnë përballjen me Kosovën.