Fushatës për bojkotim të produkteve të Serbisë iu është ka bashkuar edhe një xhami në vendin tonë, shkruan KosovaPost.
“Xhamia e Haxhilerëvë”, ka bërë të ditur se ka marrë një nismë që mallrat serbe të mos qarkullojnë në treg.
Në rrjete sociale është publikuar një fotografi e hoxhës, Arbnor Sinani, teksa afër tij shihet pankarta me thirrje për bojkot të këtyre produkteve.
“Besa Besë”, “Mos bli prodhime serbe”, shkruan në pankartë, bashkangjitur me kodin e këtyre produkteve./KosovaPost/