Lumturim Xhoxhaj (60 kg) ka siguruar finalen në turneun ndërkombëtar “Grand Prix” që po zhvillohet nga 8-11 dhjetor në Zagreb, Kroaci, ndërsa sukses të ngjashëm ka arritur edhe Shpëtim Bajoku (70 kg), i cili është kualifikuar në gjysmëfinale.
Xhoxhaj ka kaluar në finale pas një fitore bindëse 5:0 ndaj Awet Andemariam nga Zvicra, ndërsa Bajoku ka fituar me rezultat të pastër 5:0 ndaj austriakut Emin Yidiz, duke siguruar kështu vendin në gjysmëfinale. Ai nesër (10 dhjetor) do të përballet me boksierin vendas nga Kroacia, Fabijan Tomkic.
Selektori i Kosovës, Faton Xhakli, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e boksierëve, duke vlerësuar angazhimin dhe performancën e tyre në ring.
Duelet e nesërme nisin nga ora 15:00./rtk


























