Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes.
Por cili është shkaku se përse këto simptoma janë më të rënduara në mëngjes? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga shkaqet dhe se çfarë mund të bëni për të lehtësuar alergjinë tuaj.
Kafshët ose insektet shtëpiake
Marimangat e pluhurit janë insekte të vogla që lëshojnë në shtratin tuaj jashtëqitjen e tyre.
Këto mbetje futen në hundë dhe trup dhe shkaktojnë kruajtje të hundës dhe syve ose edhe astmë.
Poleni
Poleni është në sasi më të larta herët në mëngjes deri në mes të ditës.
Prandaj të dalurit herët në mëngjes për stërvitje ose edhe për të nxjerrë qenin, mund të shkaktojë një reagim alergjik më të fortë.
Gjithashtu, kur merrni frymë thellë gjatë aktivitetit fizik, ju jeni duke thithur më shumë polen.
Nëse nuk ndiheni ndiheni të sigurt në natyre ri mendoni të shkoni në palestër.
Përndryshe, zhvendoseni stërvitjen brenda mureve të shtëpisë tuaj.
Si të parandaloni alergjitë e mëngjesit?
Është një ide e mirë që të testoheni për të parë se për çfarë jeni alergjik.
Kështu do të mund të bëni një identifikim më të lehtë të shkaktarëve dhe të mund t’i shmangni ato.
Gjithashtu, mjekimi kundër alergjisë mund të jetë një lehtësim.
Antihistaminet si cetirizina (Zyrtec) dhe levocetirizina (Xyzal) mund të kenë efekt qetësues veçanërisht kur merren para se të flini.
Bisedoni me mjekun tuaj për simptomat tuaja, që ai të mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni orarin e duhur të mjekimit.