Shqipëria dhe Çekia do të përballen sot në orën 20:45. Sfida zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, për raundin e tretë të saj. Më poshtë iu sjellim 10 fakte para kësaj përballje. “Arma” e Shqipërisë është Silvinjo, trajneri që nuk ka humbur në shtëpinë e çekëve.
Bastet kanë thënë fjalën e tyre, ndërsa nuk favorizojnë aspak kuqezinjtë. Fitorja e Shqipërisë kuotohet 5.00, një koeficient që tregon për më pak mundësi për të fituar.
Në anën tjetër fitorja e Çekisë ka koeficient 1.70 duke e vendosur favorite të ndjeshme ndërsa kuota e barazimit është 3.6.
Tri ndeshje të luajtura prej vitit 2021, 1 fitore për secilën skuadër dhe 1 barazim. Fitorja e Çekisë është arritur në një takim miqësor.
Në takimin e fundit mes tyre, Kombëtarja e Shqipërisë fitoi me 3 gola. Numri mesatar i golave në përballjet mes 2 ekipeve është 3.
Çekia ka fituar 5 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi. Praktikisht të gjitha, pas barazimit me Shqipërinë.
Silvinjo numëron 1 fitore dhe 1 barazim përballë Çekisë. Trajneri i çekëve, Ivan Hasek, nuk e ka sfiduar asnjëherë Shqipërinë.
Shqipëria ka pësuar të paktën 1 gol në 6 ndeshjet e fundit.
Çekia ka pësuar të paktën 1 gol në 9 ndeshjet e fundit.
Sfida e tretë në Çeki, ku Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë përballë vendësve.
Numri mesatar i golave në pjesën e parë në takimet mes dy skuadrave është 1.
Çekia nuk ka humbur asnjë nga 8 ndeshjet e fundit në shtëpi.
Çekia ka shënuar të paktën 1 gol në 12 ndeshjet e fundit.s.n.