Kjo recetë është shumë e fuqishme kundër inflamacionit, baktereve dhe virozave.
Uthulla e Flaktë është një emërtim që i përshtatet më së miri lëngut të mëposhtëm që përdoret në mjekësinë popullore për të forcuar imunitetin.
Ky lëng përgatitet nga uthulla e mbushur me erëza dhe bimë barishtore, speca djegës dhe mjaltë që është shumë e fuqishme kundër inflamacionit, baktereve dhe virozave. Përbërësit e saj e bëjnë këtë lëng pikant, por edhe të ëmbël të njëjtën kohë.
Kjo uthull përdoret në disa mënyra. Fillimisht përdoret për t’u mbrojtur ndaj të ftohtit dhe gripit, por edhe gjatë sëmundjes për të nxitur nxjerrjen e sekrecioneve dhe për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes.
Ky tonik i imunitetit stimulon tretjen, përmirëson qarkullimin në organizëm dhe na mban ngrohtë gjatë ditëve të ftohta të dimrit.
Mjafton një gotë e vogël me këtë lëng çdo ditë gjatë vjeshtës dhe dimrit sipas sugjerimeve të AgroWeb.org dhe do të jeni të mbrojtur nga virozat.
Cili është sekreti i Uthullës Pikante
Qepët, hudhra, preshi, qepujkat, qepët e njoma janë të pasura me flavonoidë, polifenolë dhe alicinë. Ato luftojnë mikrobet, virozat, ndihmojnë imunitetin, luftojnë inflamacionin, shërbejnë si antioksidantë dhe shumëfishojnë ndikimin e vitaminës C.
Rrika stimulon tretjen, oreksin dhe sekrecionet e gastritit. Ajo gjithashtu ndihmon me djersitjen, gjë që e bën të nevojshme kur goditemi nga temperatura, të ftohtit dhe gripi. Ajo lufton bakteret dhe infeksionet në sistemin e frymëmarrjes dhe atë urinar.
Xhenxhefili stimulon qarkullimin e gjakut (ndihmon në largimin e patogjenëve nga gjaku). Ai është përdorur në mjekësinë popullore Kineze për të përshpejtuar daljen e sekrecioneve nga mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes.
Xhenxhefili gjithashtu ndihmon në uljen e temperaturës, sepse e ngroh trupin dhe nxit djersitjen. Ai lufton inflamacionin, stimulon sistemin imunitar dhe largon të përzierat.”