Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kryeministri belg Alexander De Croo dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau kanë vendosur lule në Murin e Kujtesës në Sheshin Michael në Kiev, për të shënuar përvjetorin e dytë të pushtimit të plotë rus të Ukrainës.
“Së bashku me partnerët tanë, ne nderuam njerëzit tanë më të guximshëm që luftuan për Ukrainën dhe lirinë dhe dhanë jetën e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të jetonte”, thuhej në një deklaratë. “Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme për heronjtë tanë!”, shkruan CNN, transmeton kk.
Udhëheqësit perëndimorë u takuan gjithashtu me Zelenskyn në aeroportin Hostomel.
Shfaqja e solidaritetit vjen mes shqetësimeve për zvogëlimin e mbështetjes për Ukrainën dhe ngecjes në Kongresin amerikan të një pakete ndihme për Ukrainën.