Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se vendimi i Rumanisë për t’i ofruar vendit të tij dy sisteme të mbrojtjes ajrore, do të forcojë sigurinë në Ukrainë dhe në të gjithë Evropën.
Ai është shprehur se ky vendim do të forcojë mburojën ajrore dhe sipas tij, do të ndihmojë të mbrojnë njerëzit, shkruan Sky News, transmeton kk.
“Ky kontribut vendimtar do të forcojë mburojën tonë ajrore dhe do të na ndihmojë të mbrojmë më mirë njerëzit tanë dhe infrastrukturën kritike nga terrori ajror rus”, ka shkruar presidenti ukrainas në “X”.