Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të përballet me një deficit raketash që po përdor për të luftuar Rusinë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
Në një intervistë ekskluzive me BBC-në, presidenti ukrainas tha se Vladimir Putini i Rusisë dëshironte një “luftë të gjatë” midis ShBA-së, Izraelit dhe Iranit sepse kjo do të dobësonte Kievin, me burimet amerikane që do të drejtoheshin diku tjetër, transmeton Klankosova.tv.
Zelensky gjithashtu pretendoi se presidenti Donald Trump nuk ishte në “asnjë anë” në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe nuk donte ta “irritonte” Putinin.
Ai i kërkoi Trumpit dhe Sir Keir Starmer të takoheshin dhe të gjenin terren të përbashkët, pas kritikave të përsëritura të presidentit të SHBA-së ndaj kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.


























