Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të qëndrojë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin dedikuar shtetit të tij, ku po vazhdon agresioni rus. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama, për samitin i cili do të organizohet më 28 dhe 29 shkurt, ka thënë se do të jetë dedikim për sfidat e sigurisë.
“Do përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me këtë do të përpiqemi që në këtë hark kohor të kemi takimin tjetër me përfaqësuesit e rajonit, për të bërë një bilanc të këtij muaji. Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me presidentin ukrainas sfidat e sigurisë”, ka deklaruar Rama në një konferencë për media.