Këngëtarja Edona Llalloshi ka publikuar projektin e saj më të ri, “Zemra e Dardanisë”, një këngë që synon të motivojë si ekipin ashtu edhe përkrahësit.
Kënga përcjell një mesazh të fortë mbështetjeje dhe bashkimi, duke ndërthurur pasionin për futbollin me ndjenjat që sjell muzika, në një natë që pritet të jetë plot emocione për të gjithë vendin.
Kjo u realizua nga Milot Llalloshi me miksim dhe masterizimin nga Shpeta Sound.
Publikimi i kësaj kënge bëhet në ditën kur Kosova luan ndeshjen finale për kualifikim në Kampionatin Botëror kundër Turqisë.
Ndeshja Kosovë-Turqi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.


























