Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se sot qytetin që ajo e drejton e ka vizituar zëvendësambasadori i ShBA-së, Alexander Titolo.
Sinani ka thënë se me të kanë diskutuar për çështje të rëndësishme si shërbimi i detyrueshëm ushtarak, pasivizimi i adresave dhe mosnjohja e diplomave të Republikës së Kosovës
Sipas saj, këto sfida janë ndër faktorët kryesorë që shtyjnë të rinjtë drejt emigrimit.
“Gjithashtu, u ndalëm në tema të tjera thelbësore, përfshirë mungesën e librave në gjuhën shqipe, përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, mospërmbushjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, si Marrëveshja e Konçulit (2001), riorganizimin e Trupit Bashkërendues (2009)k, plani 7-pikësh (2013) dhe mungesa e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë”.
“Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane shprehën gatishmërinë e tyre për të avokuar në zgjidhjen e këtyre sfidave dhe për të kontribuar në sigurimin e një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, ka thënë Sinani.