Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka thënë se nuk mendon që kushdo që të jetë president i ShBA-së në të ardhmen pas zgjedhjeve të nëntorit atje, do të ndikojë në raportin me Kosovën.
Në një takim me gazetarët në Prishtinë, ai ka thënë se nuk mund të flasë tani për tani hipotetikisht si diplomat e profesionist, duke thënë se më i rëndësishëm për ta është procesi zgjedhor.
“Megjithatë, ajo që mund të them është se politika jonë e jashtme bazohet në interesat tona kombëtare dhe nuk ka gjasa që interesat tona kombëtare të ndryshojnë në një shkallë të tillë që të ndikojë në llogaritjen apo politikën në mënyrë dramatike kur bëhet fjalë për Kosovën”, ka thënë Kasanof.