Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se kanë pezulluar operacionin për kërkimin e një turisti që ishte zhdukur më 5 shtator, deri në mbledhjen e informatave të reja, përcjell KosovaPost.
Shërbimi bën me dije se autoritetet e Shqipërisë kanë njoftuar për zhdukjen e turistit, derisa operacioni është zhvilluar nga ajri dhe nga toka me perimetër të zgjeruar kërkimi. Në njoftim u tha se janë koordinuar edhe me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi.
“Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit , Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë. Operacioni është zhvilluar në 4 drejtime operacionale,1 nga ajri me helikopter dhe 3 të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit. Gjithashtu jemi koordinuar edhe me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi, të cilët kanë zhvilluar operacionin në pjesën e Malit të Zi. Fatkeqësisht gjatë kërkimit nuk është hasur në asnjë gjurmë. Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse”, thuhet në njoftim.