Për shkak të temperaturave të larta janë përhapur zjarre të pakontrolluara edhe në periferi të Athinës. Një grua ka humbur jetën, ndërsa rreth 700 zjarrfikës tash e 40 orë po luftojnë me flakët.
Greqia edhe më parë është përballur me zjarre të pakontrolluara, megjithatë kësaj vere flakët janë afruar shumë afër Athinës, kryeqytetit të vendit.
Deri tani, për pasojë, në Patima Halandriou e ka humbur jetën një grua 63 vjeçe, e cila nuk ia doli të largohej nga një fabrikë që po digjej. Përveç paralagjes Patima Halandriou, më të prekurat janë edhe Nea Penteli dhe Vrilisssia.
Në një pikë, flakët kanë qenë vetëm 4 kilometra larg qendrës së kryeqytetit, të cilat ato ishin egërsuar edhe më shumë nga fryma e fuqishme dhe temperaturat e larta.
Edhe qytetarët e Athinës të cilët ishin larguar për shkak të frikës, kanë thënë se ballkonet e shtëpive dhe të banesave të tyre ishin mbuluar nga tymi.
Vassilis Kikilias, ministër për Krizën Mjedisore dhe Mbrojtje Civile, ka lavdëruar punën e rreth 700 zjarrfikësve, të ndihmuar nga ekipe te tjera malore, të cilët për 40 orë po luftojnë me flakët në rrethinë të Athinës./rtk