Një banesë në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri, shkruan KosovaPost.
Sipas pamjeve të sigurua nga KosovaPost, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit për të ndërhyrë dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo çfarë është shkaku i zjarrit.
KosovaPost ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes dhe do ju mbajë të informuar.





























