Joan Laporta ka fituar zgjedhjet për president të Barcelonës.
Edhe më herët sondazhet e nxirrnin bindshëm fitues Laportën me të cilin katalunasit njohën suksese të mëdha përgjatë viteve.
“Shumë emocione dhe shumë mirënjohje. Shoh shumë dashuri, një dëshirë për të marrë pjesë. Si president, kjo më ka prekur thellë”, kishte deklaruar ai para zgjedhjeve.
“Ata po flasin për të tashmen dhe të ardhmen, për këtë Spotify Camp Nou që shoh këtu me vinça, dhe emocionohem.”


























