Në të njëjtën ditë Beogradin e vizituan Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Boris Ruge dhe kreu i Agjencisë amerikane të Inteligjencës CIA-s, William Burns.
Ndërsa vizita e Burnsit kaloi në fshehtësi të plotë, një nga njerëzit kryesorë të Aleancës së NATO-s i përcolli një mesazh të qartë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq – Serbia pritet të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësive kryesor për ngjarjet në Kosovë në maj të vitit të kaluar dhe më pas për sulmin e armatosur në Banjskë, i cili ndodhi në shtator të vitit të kaluar, shkruan nova.
Është interesante se në të njëjtën ditë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur Boris Ruge, Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Politikë dhe Politikë të Sigurisë.
Vuçiq ka njoftuar publikun për këtë takim përmes llogarisë zyrtare në Instagram, duke thënë se ishte një takim i mirë, ku u diskutuan çështje të rëndësishme, situata në rajon, siguria në Kosovë dhe implikimet e mundshme të lëvizjeve të njëanshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Me një ton disi ndryshe, Ruge foli për takimin me Vuçiqin.
“Ne diskutuam edhe çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e përhershme në Kosovë. NATO pret që Serbia të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësve kryesor për aktet e dhunshme në maj dhe shtator të vitit 2023”, tha Ruge.