Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kos: Shqipëria ka gjasa reale të bëhet anëtare e BE-së deri më 2030

    BE kërkon depolitizimin e KQZ-së

    Po e raportonte rastin e rrahjes në policinë e Prizrenit, kërcënohet edhe aty ‘online’

    Gjendet me lëndime qytetari i raportuar i zhdukur në Zveçan

    Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar

    ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

    26 vjet nga vrasja e 10 shqiptarëve nga ‘Rojat e urës’ në veri

    Thirrje institucionale dhe qytetare për ajër më të pastër

    E martë me intervale me diell dhe temperatura deri në 7°C

    KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi

    Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5

    OBSH alarmon: Rritet obeziteti te fëmijët, shkollat duhet të ofrojnë ushqim më të shëndetshëm

    Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kontrollin e vendit të tij

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zyrtarët: Përparim në negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit e Hamasit

13 Janar 2025, 17:56
në Botë, Lajme, Lufta
Zyrtarët: Përparim në negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit e Hamasit
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarët njoftuan sot se ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të dukshëm gjatë natës në ndërmjetësimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve që ende po mbahen në Rripin e Gazës, por marrëveshja ende nuk është arritur.

Tre zyrtarë të afërt me procesin e bisedimeve thanë se është bërë përparim dhe se ditët në vijim do të jenë kritike për t’i dhënë fund luftës 15 mujore që ka destabilizuar Lindjen e Mesme.

Sipas zyrtarëve të angazhuar në procesin e bisedimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, një marrëveshje e propozuar është tashmë në tryezë dhe përfaqësuesit e dyja palëve ua kanë dërguar projekt-propozimin udhëheqësve të tyre për miratimin përfundimtar.

Një burim tha se 24 orët e ardhshme do të jenë të një rëndësie kritike, ndërsa zyrtarë të tjerë deklaruan se përkundër përparimit të shënuar gjatë natës, nevojiten edhe disa ditë të tjera për të arritur marrëveshjen.

Ministri i jashtëm i Izraelit, Gideon Saar konfirmoi se negociatat po shkonin në drejtimin e duhur.

“Është shënuar përparim; shohim më shumë përparim në negociata. Izraeli dëshiron një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe po punon me miqtë amerikanë për ta arritur ata. Së shpejti do ta kuptojmë nëse edhe pala tjetër e dëshiron një gjë të tillë”, deklaroi Ministri Saar.

Zyrtarët me të cilët ka biseduar agjencia Associated Press thanë se ndërmjetësuesit nga Katari po ushtrojnë trysni ndaj Hamasit për ta pranuar marrëveshjen, ndërkohë Steve Witkoff, i dërguari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili së fundmi u është bashkangjitur negociatave dhe po qëndron në rajon ditëve të fundit, po bën trysni ndaj izraelitëve.

Ndërmjetësit, sipas burimeve të agjencisë, po synojnë arritjen e një marrëveshjeje para ceremonisë së inaugurimit të Trump më 20 janar dhe një prej tyre u shpreh se beson që ky afat mund të arrihet.

Presidenti i tanishëm amerikan Joe Biden, i cili po ashtu shpreson se tek arritja e një marrëveshjeje para përfundimit të mandatit të tij, ka biseduar me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për negociatat gjatë ditës së dielë.

Një zytar i Hamasit deklaroi se kanë mbetur edhe një numër çështjesh të diskutueshme për t’u zgjidhur, përfshirë përkushtimin e Izraelit për t’i dhënë fund luftës, detajet rreth tërheqjes së forcave izraelite dhe këmbimit të pengjeve me të burgosurit palestinezë.

Administrata e Presidentit Biden, krahas Egjiptit dhe Katarit, është angazhuar për më shumë se një vit për të ndërmjetësuar një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës së përgjakshme në Gazë dhe që do të mundësonte lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi më 7 tetor të vitit 2023, gjatë sulmit të militantëve palestinezë ndaj vendbanimeve izraelite, që u bë shkas për fillimin e luftës.

Por palët mbesin të përçara rreth detajeve për këmbimin e planifikuar të pengjeve me të burgosurit palestinezë që mbahen nga Izraeli si dhe me vetë natyrën e armëpushimit. Hamasi thotë se nuk do t’i lirojë pengjet pa një përfundim të plotë të luftës, ndërsa Kryeministri Netanyahu është zotuar se do ta vazhdojë fushatën ushtarake, siç thotë ai, deri në “fitoren e plotë” ndaj Hamasit.

Për momentin, diskutimet janë përqendruar në një armëpushim të ndarë në faza. Netanyahu pajtohet me fazën e parë – një lirim të pjesshëm të pengjeve në këmbim për një armëpushim disa javor, me mundësinë që një armëpushim afatgjatë të negociohet gjatë kësaj periudhe. Hamasi këmbëngul në tërheqjen e plotë të Izraelit dhe përfundimin e luftës dhe shpreson që faza e parë do të çojë drejt këtij rezultati.

Në Tel Aviv, familjarët e 100 pengjeve sërish protestuan gjatë fundjavës për t’i bërë trysni udhëheqësve izraelitë të arrijnë një marrëveshje që do t’u mundësonte të dashurve të tyre të kthehen në shtëpi.

Në Gazë, ku fushata ushtarake izraelite ka shkaktuar vdekjen e 46,000 palestinezëve, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijë, palestinezët shfaqin rezerva për mundësinë e një marrëveshjeje, pas disa përpjekjeve të dështuara këtë vit./VOA

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kos: Shqipëria ka gjasa reale të bëhet anëtare e BE-së deri më 2030

BE kërkon depolitizimin e KQZ-së

15 minuta më parë
Po e raportonte rastin e rrahjes në policinë e Prizrenit, kërcënohet edhe aty ‘online’

Gjendet me lëndime qytetari i raportuar i zhdukur në Zveçan

19 minuta më parë
Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar

Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar

1 orë më parë
Pse transferimi i Benzemas te Al Hilali, e ka tronditur Cristiano Ronaldon?

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH