Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike, Javier Colomina, ka zhvilluar një takim me presidentin serb Vuçiq dhe zyrtarë të lartë nga Beogradi.
Pas takimit Colomina ka thënë se NATO mbështet dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja dhe propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve.
“Takime të mira në Serbi me Presidentin Vuçiq, ministrin e Jashtëm Daçiq dhe asistentin në Ministrinë e Mbrojtjes, Bandiq. U diskutua për bashkëpunimin dypalësh dhe situatën rajonale. NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE dhe planin e propozuar nga BE për të ecur përpara. @NATO_KFOR do të vazhdojë të sigurojë stabilitet dhe të përmbushë mandatin e tij”, ka shkruar Colomina.