Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus, i cili po zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë, transmeton KosovaPost.
Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se Kurti ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë e mbrojtjes me KFOR-in e NATO-n.
Kurti tha se progresi socio-ekonomik e demokratik i vendit ecën krah për krah me sundimin e rendit dhe ligjit.
“Kryeministri Kurti tha se gjatë këtyre tri vjetëve nën kërcënimet më të mëdha të sigurisë nga Serbia, kemi arritur progresin më të madh në demokraci dhe ekonomi ndërkohë që edhe kemi zmbrapsur kërcënimet e menaxhuar suksesshëm sfidimin e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Ne mbrojmë jo vetëm qytetarët e territorin, sovranitetin dhe demokracinë, pavarësinë dhe lirinë, por edhe progresin e prosperitetin tonë”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.