Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku në asnjërën prej tyre nuk ka pasur fitues.
Skuadra e Llapit barazoi me rezultat 1:1 me skuadrën e Drenicës, kurse ndeshja mes Ulpianës dhe Dukagjinit u mbyll pa gola.
Me pikët e reja, Llapi përsëri mbetet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm tre pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e nëntë.
Skuadra e Drenicës pozicionohet e treta në tabelë me 11 pikë, aq sa ka edhe Drita në vend të dytë, kurse Ulpiana zë vendin e tetë në tabelë, në kuotën e pesë pikëve, aq sa ka edhe kampioni aktual Prishtina.
Rezultatet përfundimtare të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.
Llapi 1 – 1 Drenica
Ulpiana 0 – 0 Dukagjini