Ka ndërruar jetë paraditen e së mërkurës profesori i Universitetit të Prishtinës, Arben Dërmaku.
Dërmaku ishte i prekur me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur, dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Gjilanit, Xhevat Sopi.
Ai shërbeu dhe e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 2002 na Fkaultetin Ekonomik si ligjërues dhe asistent në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet.
Së fundi, prof.Asoc.Dr. Arben Dërmaku ishte ligjërues në nivelin Bachelor i lëndëve Kontabiliteti I, Financa të korporatave, Kontabiliteti i institucioneve financiare I, ndërsa në nivelin Master Kontabiliteti i institucioneve financiare II.
Dërmaku ka lënë pas vetes tre libra: “Trendet e zhvillimit të afarizmit bankar” 2003, ”Kontabiliteti i Institucioneve Financiare: konceptet themelore”, dhe ”Kontabiliteti i Institucioneve Financiare: konceptet themelore” 2019.
Dërmaku gjatë karrierës profesionale la pas vetes edhe 10 punimeve shkencore.
Sot, me rastin e vdekjes së tij, shumë personalitete të botës akademike, kolegë e miq të të ndjerit, kanë shprehur ngushëllimet e tyre, duke kujtuar jetën dhe kontributin e Dërmakut në arsim.
Njoftimi i plotë:
“Njoftohen, shokët, miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët se sot, në moshën 44 vjeçare, Prof.Asoc.Dr. Arben Dërmaku humbi betejën me COVID-19. I ndjeri ishte profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës si dhe Rektori themelues i Universitetit ‘Kadri Zeka’ në Gjilan, të cilin e drejtoi për dy vjet”. “Ai krijoi bagazh të gjerë të punës kërkimore shkencore me një numër të konsiderueshëm të artikujve shkencor të botuar në revista ndërkombëtare si dhe disa libra universitare. Prof.Asoc.Dr. Arben Dërmaku, la pas vetes gruan dhe djalin. Prehu në paqe shoku im i shtrenjtë”, thuhet në njoftimin e bërë nga dekani Sopi.