Një fëmijë i moshës 1-vjeçare, gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të lodrës, ku kishte vështirësi në frymëmarrje.
Ai i është nënshtruar operacionit, ku i është larguar pjesa e lodrës, dhe i është shpëtuar jeta, njofton SHSKUK.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së thuhet se fëmija nga Klinika Emergjente është transferuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë për shkak të aspirimit të trupit të huaj (lodër plastike e rrumbullakët), gjë që e bën shumë të vështirë heqjen e trupit të huaj.
“Pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i largohet pjesa e lodrës, i lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe i shpëtohet jeta”, thuhej në njoftim.
Përmes këtij njoftimi, mjekët apelojnë tek prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, duke mos u lënë gjëra të imta që mund t`i gëlltisin dhe rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre./