Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Tërmet në Malishevë

    Tërmet në Kroaci

    Kurti nga Mitrovica, premton investime në FSK, Trepçë dhe mirëqenie sociale

    Kurti nga Mitrovica, premton investime në FSK, Trepçë dhe mirëqenie sociale

    Osmani para Samitit në Bruksel thotë se ka “elemente pozitive” në diskutimet për heqjen e masave

    Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u mor vendim që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës

    Bashkëpunim rajonal dhe dialog Kosovë-Serbi në fokus të BE-së

    Bashkëpunim rajonal dhe dialog Kosovë-Serbi në fokus të BE-së

    Von der Leyen: Fillon heqja e masave ndaj Kosovës, 216 milion euro ndihmë

    Von der Leyen: Fillon heqja e masave ndaj Kosovës, 216 milion euro ndihmë

    Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e lërë më të vendosin tjera

    Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e lërë më të vendosin tjera

    Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën

    Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën

    Presidenti i Këshillit Evropian, Zelenskyt: Ji i fort, trim, i patrembur – nuk je kurrë vetëm

    Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimin e reformave

    AUV forcon kontrollin e ushqimeve në kufi dhe vlerëson kontributin e udhëheqësit të grupit të integruar

    AUV forcon kontrollin e ushqimeve në kufi dhe vlerëson kontributin e udhëheqësit të grupit të integruar

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

11 pika mbi rrethanën historike të bisedimeve të Ohrit

18 Mars 2023, 15:20
në Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elvis Hoxha

Për sa na takon ne shqiptarëve, duhet të jetë e qartë se nuk diskutohet një direktivë: duhet ta mbajmë një linjë historike të hapur, për aq kohë sa nuk na dëmton ne shqiptarët. Ky ishte gabimi që u bë më së shpeshti përgjatë dy dekadave. Shqiptarët kërkuan më pak atëherë kur kishin më shumë mundësi të kërkonin. Sa më shpejt që evropianët ta kuptojnë se duhet ta mbështesin Kosovën e vlerave, aq më shpejt Kosova duhet të gjendet e integruar në proceset dhe traktatet që zhvillohen në institucionet e Evropës. Një rrethanë e re, ajo e sotme, është përcaktuar tashmë prej ca muajsh.

1. Dihet tashmë, por duhet të bëhet edhe më e ditur botërisht se Kosova është pro-euroatlantike dhe Serbia do të jetë gjithnjë pro-ruse. Përfaqësuesit negociatorë, duke ardhur nga shtete që nuk e njohin Kosovën, më shumë njohin Serbinë, pra, më shumë njohin kahjen tjetër, atë pro-ruse të botës, sesa kahjen e Evropës që i ka dërguar. Kjo duhet të ndihet si shenjë e keqe për Evropën nga shtetet anëtarë të saj dhe nga institucionet e saj qeverisëse. Sepse këta negociatorë do të përpiqen të fshehin natyrën mesjetare të Serbisë së Miroslavit mbi të cilin deklaron se betohet Vuçiç.

2. Kosova nuk dëmtohet sa kohë që qëndron në proces, nëse niset nga kushti i vetëm: konsiderimi i saj maksimal i Kushtetutës me limitin që kanë parashkruar në këtë kushtetutë vetë evropianët, përmes Ahtisaarit, ai i multietnicitetit. Kosova nuk dëmtohet përsaqë e vë Evropën përballë me vlerat e asaj vetë.

3. Institucionet e BE-së duhet të punojnë që Evropa të jetë gjithnjë kontinent i balancimit të planetit. Sot, është i po të njëjtës rëndësi qëndrimi i saj ndaj Kosovës, sa dhe ndaj Ukrainës. Ukraina është e rëndësishme në kufijtë e Evropës, Kosova e rëndësishme në gji të Evropës, ashtu si Mali i Zi dhe Bosnje-Herzegovina. Institucionet e Evropës mund të japin shembullin më të qartë të efikasitetit të tyre në Ballkan, sepse shtetet e Ballkanit janë ata që presin të integrohen në Evropë. Tani që flasim, Kosova është pra pikë kyçe e efikasitetit të shprehjeve institucionale të Evropës.

4. Nëse Evropa do të kërkonte të deklarohej e fuqishme, ajo nuk do të kërkonte njohjen e Kosovës nga Serbia, por njohjen e menjëhershme të Kosovës nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende. Evropa nuk duhet t’ia kërkojë njohjen e një shteti të lirë ish-pushtuesit të saj. Evropa duhet t’ia kërkojë njohjen e Kosovës vlerave humaniste dhe demokratike të shteteve të saj përbërës. Paaftësia e BE-së për t’i kërkuar shteteve të saj njohjen e Kosovës është një dëm shumë i madh i kredibilitetit të saj në planet. Janë dy gjëra të ndryshme njohja e Kosovës prej pesë shteteve dhe njohja e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

5. Duhet të ndodhte më së pari njohja e pesë shteteve, dhe pastaj, si pasojë, të vinte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Gabimi i institucioneve të Evropës është se ka hequr prej vetes një përgjegjësi të integruar për ta zëvendësuar me një proces special: negociatorët. Kështu Evropa u bë e vogël sa negociatorët e vet. Por këtë gabim politik dhe logjik të Evropës nuk e kalojnë më shqiptarët. Qeveria e Kosovës po prodhon dhe do të prodhojë një gjuhë të tillë që po u bën të qartë progresivisht institucioneve të Evropës se heqja e një problemi nuk është zgjidhje e tij, por, për më keq, hapja e shumë problemeve të tjerë. Këtë po e thotë kryeministri Albin Kurti me alegorinë: “Qerrja para kalit”. Ndërsa hapjen e shumë problemeve të tjerë po e thotë me figurën: “Nuk mund të shërbehet kafja pa filxhan”.

6. Nëse, në një rrafsh tjetër, Evropa kërkon integrim të vërtetë evropian për shtetet e Ballkanit, ajo duhet të rivendosë kritere vlerash evropiane, demokratike dhe humaniste për anëtarët e saj të mundshëm të rinj. Këtu del gabimi i radhës nga negociatorët e saj. Institucionet e Evropës nuk kanë pse i kërkojnë Serbisë të vendosë sansksione ndaj Rusisë, por duhet t’i kërkojë më së pari thelbësinë e saj evropiane. Pra, duhet t’i kërkojnë Serbisë të çlirojë energjinë e vet prej gazit rus, të pastrojë sistemin mediatik dhe informativ prej qendrës së informimit rus Sputnik, të kushtëzojë parlamentarët e saj të heqin dorë nga shoqata e miqësisë serbo-ruse, të mos ketë asnjë raport ushtarak me Rusinë, të mos ketë asnjë marrëdhënie apo marrëveshje me Rusinë lidhur me diplomacinë, të mos cënojë pavarësinë e shteteve fqinje, as me ndërhyrje agjenturore dhe as me shtimin e bazave nëpër kufij dhe me prova ushtarake të përbashkëta me rusët. Kërkesa nga ana e Evropës vetë për sanksione ndaj Rusisë, i ngjan asaj hajgares ku një tip, pasi i kishte ofruar dhe paguar një drekë të majme një tjetri, mburrej se tjetri i kishte paguar kafenë.

7. Evropa duhet të jetë e barabartë me shprehjen e saj, Bashkimin Evropian, përndryshe ajo hyn në lojën kundërthënëse të aderimeve të rinj. Deri tanimë BE, ose më mirë Brukseli nuk është veçse simbol i dobët i Evropës, pasi politikat ekonomike të shteteve të saj ndikojnë në gjeopolitikë. Por të paktën duhet të shpëtohet prej Evropës gjithë ç’ka lidhje me parimet më të larta. Nga Evropa e madhe e Bashkimit, ajo është kthyer në Evropën e vogël të vetove. Kushtëzimet që vijnë nga çdo cep apo qendër e Evropës, flasin për një bashkim të lodhur. Ka së fundmi vërtet shenja të lëvizjes së saj drejt një koncepti më konsistent, por ajo nuk duhet të lejojë që në gji të shteteve të saj dhe në parlament të saj të strehohen sekserë dhe të korruptuar, as ekspertë të paditur dhe cinikë.

8. Evropa nuk mund të ketë më përfaqësues dhe negociatorë të cilët ndryshojnë deklaratat, sepse kjo i jep mundësinë një shteti si Serbia dhe një udhëheqësi gjenocidal si Vuçiçi të ndryshojë deklaratat brenda natës dhe të mos respektojë asnjë pikë përbërëse të marrëveshjeve të deritanishme. Nuk ndërtohet stabilitet me përfaqësues dhe udhëheqës që thonë të kundërtat brenda ditës. Kjo nuk është politikë, por tallje.

9. Evropa nuk mund të ftojë në gji të saj shtete që tallen. Madje duhet të përshpejtojë integrimin në të gjithë traktatet e saj të sheteve seriozë, pavarësisht fuqisë dhe madhësisë së këtyre shteteve. Vetëm sipas këtij kriteri ajo do të frymëzojë demokracinë e saj në shoqëritë e shteteve të saj përbërës. Shumë deputetë të shteteve demokratikë evropianë, shumë euro-deputetë, shumë kongresmenë amerikanë e kanë kuptuar se shoqëria dhe qeveria e Kosovës i mbrojnë vlerat e Evropës më mirë dhe më drejt se çdo shtet tjetër i Ballkanit perëndimor. Kjo ndjenjë po përhapet shpejt edhe në qarqet politikë dhe intelektualë të Spanjës dhe Greqisë.

10. Në shoqërinë evropiane po kuptohet se roli i përfaqësuesve apo negociuesve të deritanishëm të institucioneve të Evropës në Ballkan, përfshirë këtu edhe Mogherini, e shtynë shoqërinë serbe të rikthehet në mendësinë e kohës së Milosheviçit. Shumë deputetë dhe intelektualë evropianë po e kuptojnë dëmin që ka sjellë fakti se negociatorët kanë prirje pro-ruse qoftë personale, qoftë nisur prej shtetit nga vijnë.

11. Kosova, edhe pse shtet i vogël, ka sot në dorë, përmes pozicioneve shumë konstruktive të qeverisë dhe kryeministrit të saj, brenda në Kosovë apo në tryezën e bisedimeve, të frymëzojë një sjellje tjetër largpamëse dhe shpresëdhënëse në institucionet e Bashkimit Evropian. Të jeni të sigurtë se nga një shtet i një populli të sakrificës, mund të vijë një frymëzim i tillë, mjaft që të ketë një qeveri serioze dhe një shoqëri mbështetëse të vlerave demokratike dhe liberale.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Tërmet në Malishevë

Tërmet në Kroaci

41 minuta më parë
Kurti nga Mitrovica, premton investime në FSK, Trepçë dhe mirëqenie sociale

Kurti nga Mitrovica, premton investime në FSK, Trepçë dhe mirëqenie sociale

53 minuta më parë
Osmani para Samitit në Bruksel thotë se ka “elemente pozitive” në diskutimet për heqjen e masave

Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u mor vendim që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës

1 orë më parë
Bashkëpunim rajonal dhe dialog Kosovë-Serbi në fokus të BE-së

Bashkëpunim rajonal dhe dialog Kosovë-Serbi në fokus të BE-së

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH