Kryeministri i vendit, Albin Kurti, takoi 12 gazetaret ukrainas që po banojnë në Prishtinë, në kuadër të programit të mbështetur e financuar nga qeveria, Jorunalists-in-Residence.
Kurti iu uroi mirëseardhje Lyudmilas, Serhit, Marinas, Victoriias, Lyudmilas, Irynaas, Oksanas, Katerynas, Lyudmilas, Olgas, Anastasiias dhe Olenas dhe vajzës së saj gjashtë vjeçare që së fundmi i është bashkuar në Prishtinë.
Më tej, kreu i qeverisë tha se populli i Kosovës bashkëndjenë me dhimbjet e humbjet ukrainase.
“Ai i falënderoi për qëndresën në Ukrainë, ku partnerët e dy gazetareve janë në front të luftës, si dhe për punën e tyre në Kosovë nëpërmjet artikujve të ndryshëm gazetaresk”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Ndërsa, gazetarët shprehen mirënjohjen për mbështetjen e mikpritjen e ngrohtë që ua ka ofruar Kosova.
“Kjo i ka bërë të ndjehen si në shtëpi në këto kohë të vështira për ta, popullin dhe vendin e tyre. Ata ndanë me kryeministrin nga përvojat e tyre në Kosovë dhe angazhimet profesionale”, thuhet më tej në komunikatë.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, zbatues të programit JiR, dhe Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medies (ECPMF).