Ka shkuar në 14 numri i personave që humbën jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në Malajzi, transmeton KosovaPost.
Një pjesë e kryeqytetit Kuala Lumpur është përmbytur pas reshjeve të shiut që kanë qenë efektive për 3 ditë që nga e premtja e 17 dhjetorit në Malajzi.
Rreth 51,000 njerëz u evakuuan, kryesisht nga provinca Pahang, kurse 14 persona humbën jetën në zonat e prekura nga përmbytjet.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (NADMA), zonat e prekura keq nga përmbytjet përfshijnë Selangor, si dhe Kelantan, Terengganu, Pahang, Melaka, Negeri Sembilan, Perak dhe Kuala Lumpur .