Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Britanisë së Madhe, pritet që në muajin nëntor të nisë ekstradimi i shqiptarëve që vuajnë dënimin në burgjet britanike drejt vendint tonë.
Media britanike “The Telegraph”, ka bërë një artikull të gjatë ku shkruan se mes të burgosurve që do të ekstradohen në Shqipëri janë edhe 17 vrasës, mes tyre dhe një nga emrat më të rrezikshëm i njohur edhe si “Tony Montana”.


























